Pas problemeve me ligjin, duket se Donjeta Kosumi, e njohur nga të gjithë si Kallashi, ka vendosur të largohet nga trojet shqiptare dhe të bëjë disa pushime. Kërcimtarja e njohur, në një postim të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” ka treguar se aktualisht gjendet në shtetet aziatike.
“Dubai”, ka shkruar përbri fotografive të publikuara në “Instagram” Kallashi, e cila na bën të aludojmë se në këtë destinacion të famshëm turistik nuk është vetëm, por shoqërohet nga partneri i saj. Javë më parë, balerina e famshme për shfaqjet e saj ekstravagante ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas një bastisjeje në lokalin e natës ku punonte. Ajo akuzohet për “armëmbajtje pa leje”, “shmangie tatimesh” dhe disa akuza të tjera.