Ja kush janë liderët botërorë më të ndjekur në Twitter

E publikuar: 14/05/2019 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politika nuk përcaktohet më nga numri i karrigeve në parlamente. Media sociale si Twitter kanë fituar një rol shumë të rëndësishëm për shumë liderë botëror. Por disa prej tyre kanë arritur të tërheqin më shumë ndjekës sesa kanë shumica.

Shumica e krerëve shtetërore si dhe qeverive të tyre përdorin rrjetet sociale për të promovuar vetveten dhe politikat e tyre. Grafiku i paraqitur tregon se Presidenti Amerikan Donald Trump ka numrin më të madh të ndjekësve ndarë mes dy llogarive @realdonaldtrump dhe @potus.

Ndërsa e para është llogari private në Twitter, @potus është llogari që kalohet nga njëri president tek tjetri.

Vetëm kryeministri Indian Narenda Modi i afrohet Trump me 75.9 milionë ndjekës. Ngjashëm me Trump ai përdorur dy llogari. Me përjashtim të Papa Françeskut dhe presidentit Meksikanë që vinë në vendet 4 dhe 10 të gjithë të tjerë janë liderë myslimanë.

Ka edhe krerë shtetesh për të cilët Twitteri nuk ka aq rëndësi. Shembull konkret është kancelarja Gjermane Angela Merkel e cila ka 50,000 ndjekës.

Publikimin e cicërimave ajo ja ka ngarkuar zëdhënësit të saj Steffen Seibert i cili ka 0.9 milionë ndjekës. /PCWorld Albanian