Sot rreth orës 09:30 minuta, në qendër të Prishtinës (sheshi Nëna Terezë”), një banesë është kapluar nga zjarri, por fal intervenimit të shpejt të zjarrfikësve, zjarri është fikur dhe për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz, raporton Gazeta Tribuna.
Arsyet që e kanë shkaktuar zjarrin, janë kabllot e dobëta të energjisë elektrike.
Kështu ka thënë për Gazetën Tribuna, Sadudim Hasani, nga Komiteti Lokal për Siguri Publike.
“Zjarri është shkaktuar si pasojë e instalimit të dobët të kabllove të energjisë elektrike”, tha Hasani.
Ndërkaq, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ky është rasti i gjashtë që ndodhë brenda një periudhe të shkurtër në qendër të Prishtinës./Gazeta Tribuna/