Për shkak të pakujdesisë dhe mos informimit të organeve kompetente shumë drejtuese të makinave në Kosovës po humbin patentë shoferët.
Mos vërejtja e kohë së datës së skadimit të patentë shoferit për më shumë se një vit, atëherë shoferi duhet të iu nënshtrohet procedurave nga fillimi.
Neni 276 i Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga vitit 2008 saktëson se shoferi humb patentë shoferin pas skadimit të afatit në një periudhë kohore prej më shumë se 1 vit. “Shoferi duhet t’i nënshtrohet në tërësi provimit teorik dhe praktik nëse brenda një viti që nga dita e skadimit të vlefshmërisë së patentë shoferit nuk aplikon ose nuk iu ka vazhduar vlefshmëria e patentë shoferit”, thekson ky nen i Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor .
Por një konfuzion të madh ka edhe me vet patentë shoferët pasi që në disa ekziston data e skadimit e në disa të tjerë, nuk kanë fare datë të skadimit.
Ndërkaq, Rroksana Qarri, Drejtore e Zyrës për Informim në Ministrin e Punëve të Brendshme, ka thënë se ata si ministri janë ekzekutues të ligjit të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës.
“Ju njoftojmë se ky është një ligj i Ministrisë së Infrastrukturës dhe si tërësi e asaj që ju i referoheni edhe për njoftimin e publikut etj, është përgjegjësi e kësaj ministre. Ne në këtë rast jemi organ ekzekutiv dhe në bazë të ligjit jemi të obliguar të veprojmë dh ta zbatojmë në tërësi. Ligji është miratuar në vitin 2008 dhe pas përfundimit të gjitha procedurave ne kemi filluar ta zbatojmë. Më duhet të ju njoftojmë se MPB është duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje ligjore për këtë çështje”, tha Qarri.
Ajo ka thënë se patentë shoferët të cilët posedojnë kategoritë : (B/B1/M/L/T), nuk posedojnë datë të skadimit të vlefshmërisë, duke u bazuar në nenin 270.5, të Ligjit Nr. 02/L-70 Për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
“Neni, 270.5. Gjithashtu me përjashtim nga paragrafi 3 i këtij neni, patentë shoferi për kategorinë “B” jepet për periudhë të përhershme. Neni, 270.3. Patentë shoferi i lëshohet dhe vazhdohet në afat vlefshmërie prej 5 viteve, kurse personave të moshuar mbi 65 vjeç, në çdo dy vite në bazë të certifikatës mjekësore i vazhdohet patentë shoferi”. /Telegrafi/