Gazeta Blic ka arritur që të siguroj emrat e mundshëm për anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas burimeve të Gazetës, Rajoni i Prishtinës do të ketë më së shumti përfaqësues në Kryesi, me katër anëtarë, e pasuar nga Rajoni i Pejës me tre anëtarë, nga katër kandidatë potencialë, nga Prizreni poashtu me tre përfaqësues e kështu me radhë.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, disa nga udhëheqësit e LDK-së për ta futur në Kryesi e kanë propozuar edhe emrin e kundërkandidates së Isa Mustafës, Vjosa Osmanit, mirëpo ajo ende nuk e ka miratimin e kryetarit të partisë Isa Mustafa nëse do të kaloj apo jo. Sipas burimeve të Gazetës Blic, Teuta Rugova, Lirie Kajtazi dhe Vlora Dumoshi, e kanë të sigurt hyrjen në Kryesi, derisa ende nuk është vendosur edhe për femrën e katërt, nëse do të jetë Teuta Sahatqiu ose Vjosa Osmani.
Në vazhdim Gazeta Blic ua sjell të plotë 29 propozimet, për 21 kandidatët e mundshëm për anëtarë të Kryesisë:
Rajoni i Pejës: Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala ose Armend Zemaj
Rajoni i Prizrenit: Anton Quni, Sali Morina, Sali Asllanaj ose Avdullah Hoti
Rajoni i Mitrovicës: Hysni Gërguri ose Sadri Ferati
Rajoni i Gjilanit: Lutfi Haziri dhe Lirie Kajtazi
Rajoni i Podujevës: Agimi Veliu dhe Skender Hyseni
Rajoni i Ferizajt: Ali Sadriu ose Muharrem Sfarqa ose Blerim Grainca
Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq: Naser Osmani
Rajoni i Prishtinës: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri
Rajoni i Gjakovës: Teuta Sahatqiu ose Luan Gola
Sfera Biznesit: Nexhat Dumnica ose Fadil Berjani
Femrat: Teuta Rugova, Lirie Kajtazi, Vlora Dumoshi, Teuta Sahatqiu ose Vjosa Osmani!