Ja kur do të lansohet projekti i ri nga 2Ton dhe Labinot Tahiri

E publikuar: 06/06/2018 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kohë që janë në përgatitje të këngës së re.
Dhe tani reperi nga Ferizaji 2 Ton ka zbuluar se kur do të lansohet projekti i ri që vjen në duet me Labinot Tahirin.

Ai në llogarinë e tij Instagram, ka publikuar një pjesë të klipit gjersa tregon se të premten publikohet projekti.

“E Premte ora 15:00 ‘’Zemra jem’’ , ka shkruar ai bashkangjitur videos.

Ndërsa javë më parë, ishte Labinot Tahiri ai i cili shpalosi detaje më të hollësishme rreth këngës, ekskluzivisht për lajmi.net

Ai për lajmi.net pati treguar se kënga i dedikohet dashurisë dhe teksti është shkruar nga 2 Ton, po ashtu Tahiri zbuloi se ky projekt muzikor është incizuar në kohë rekord brenda natës, ndërsa orkestrimi është bërë në Maqedoni, dhe se refrenin do ta këndojë vetë ai.

Për më shumë, pritet publikimi i këngës së plotë.