Ja ku po trajtohet Bajram Rexhepi pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

E publikuar: 18/04/2017 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të Veriu.info nga QKUK bëjnë të ditur se ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, po trajtohet në repartin e Intenzivës qendrore të QKUK, për shkak të një sulmi shëndetësor që ka përjetuar në orët e para të mbrëmjes së djeshme.
Veriu.info mëson se ish ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, rreth orës 20:00 është sjellë në QKUK nga Spitali Rajonal i Mitrovicës, ku fillimisht është trajtuar në emergjencë.

Kujtojmë se Bajram Rexhepi viteve të fundit punon si kirurg në spital, përderisa në nëntor të vitit të kaluar nuk e kishte pranuar pozitën e deputetit. “Po e kam refuzuar postin e deputetit, unë jam kthyer në kirurgji tash dhe kush është pas meje në listë le të vazhdojë”, ka thënë ai në një deklarim ëpr media.