Tifozët mund të takojnë futbollistët e Kombëtare së Kosovës, para ndeshjes së të premtes ndaj Islandës.
Nesër (e martë) Kombëtarja e Kosovës nga ora 10 do të mbaj stërvitjen e parë dhe të vetmen në stadiumin e Feronikelit, “Rexhep Rexhepi”.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të hyjnë në stadium të shohin yjet e Kombëtares dhe të fotografohen me ta.
Pas kësaj stërvitje, Kosova do të udhëtojë për Shkodër, atje ku do të përgatite për ndeshjen ndaj Islandës.



















