Përderisa të gjithë deputetët e partive politike kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet të fillojë seanca për mocion ndaj Qeverisë, aty nuk gjenden deputetët e PDK’së.
Të njëjtët aktualisht janë mbledhur në zyrën e Grupit Parlamentar të partisë së tyre.
Seanca e paraparë të fillojë në ora 10:00 tashmë është vonuar që të fillojë.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tashmë ndodhet në ulësën e tij në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Në pritje për fillimin e seancës janë edhe deputetët e tjerë ndërkohë që në sallën e Kuvendit nuk ka arritur ende kryeparlamentari Kadri Veseli e as deputetet e tij./GazetaExpress/

















