Ja kënd e shohin analistët politik favoritë për kryetar të LDK-së!

28.05.2015 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja kënd e shohin analistët politik favoritë për kryetar të LDK-së!

Almedin Ramizi
Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe analistët politik i japin parashikimet e tyre se kush do të jetë në krye të kësaj partie. Ndonëse në garë për të parin e LDK-së kanë paralajmëruar pjesëmarrje katër kandidatë: Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Fatmir Sejdiu e Lutfi Haziri, analistët politik e shohin garën më të fortë ndërmjet dy të parëve, pra ndërmjet kryetarit aktual dhe deputetes më të votuar femër në Kosovë.gara-n-euml-mes-isa-mustaf-euml-s-dhe-vjosa-osmanit-do-t-euml-jet-euml-interesante_hd (1)
Analisti politik, Shpend Kursani në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se gara do të zhvillohet ndërmjet Isa Mustafës e Vjosa Osmanit. Sipas tij, Osmani do ta ketë mjaft të vështirë, për faktin se sipas tij, LDK ështe e kapur nga një klasë e vjetër e kësaj partie.
“Gara brenda LDK-së është mjaft e rëndësishme për zhvillimet që do të pësojnë këtë parti. Është shumë me rëndësi dhe në fakt shumë mirë që brenda LDK-së po konkurrojnë dy kandidatë mjaftë serioz, dhe për dallim prej të gjitha partive tjera të mëdha, kjo garë brenda LDK-së tregon për një element të demokracisë brenda kësaj partie. Edhe pse nuk mund të mohohet se kjo parti përtej kandidaturave dhe zgjedhjeve të brendshme, ka shumë probleme tjera me demokracinë, por kjo që ndodhë në LDK, është një shembull i mirë edhe për partitë tjera që caktojnë vetëm një kandidatë dhe të tjerët e votojnë apo nuk e votojnë”, thotë Kursani.
Ai thotë se LDK-së i nevojitet ndryshimi i lidershipit.
“Të dy kandidatët, pra edhe Isa Mustafa e edhe Vjosa Osmani janë kandidatë mjaftë serioz për të parin e partisë. Zj. Osmani e ka mjaft të vështirë, mirëpo duhet përgëzuar për guximin. Vështirësia e zj. Osmani vjen nga kapja që iu është bërë LDK-së nga një klasë e moçme e kësaj partie të cilët edhe e kanë marr në qafë vetë partinë. LDK-së i duhet ndryshimi i lidershipit në tërësi, nëse kjo parti dëshiron që mos të vazhdoj me rënien e lirë që e ka filluar me hapa të sigurt drejtë ndonjë përfundimi të keq. Të dielën mbetet të shihet nëse zj. Osmani ka arritur që t’i sfidoj zërat e vjetër dhe të së keqes të kësaj partie”, thotë Kursani për Gazetën Blic.
Në anën tjetër, analisti politik, Fadil Lepaja thotë për Gazetën Blic se nuk pret ndryshim të lidershipit në këtë parti.
“Më pëlqen gara me disa kandidat dhe mendoj se kjo paraqet demokraci të brendshme.
Në të gjitha nivelet është zhvilluar një garë dhe duket se ka pasur ndryshime serioze në strukturë”, vlerëson Lepaja.
Ai e sheh Isa Mustafën si favorit për ta fituar garën
“Personalisht nuk kam preferenca, por mendoj se kryetari aktual është favoriti kryesore, dhe se tashmë është ndërtuar një burokraci e brendshme lojale të këtij ekipi qeveritar të kësaj partie, dhe nuk mendoj se ata kanë ndonjë arsye serioze për të ndërruar tabor! Vështire se cilido kundërkandidat i z.Mustafa të ketë ndonjë argument bindës dhe kapacitete për të mobilizuar më gjerë LDK-në në këtë periudhë shumë turbulente që po hyjmë dhe prandaj mendoj se anëtarësia e gjerë do të votojë ekipin qeveritar të LDK-së”, thotë Lepaja për Gazetën Blic.
Të dielën, më 31 maj, 355 delagatët e LDK-së do të votojnë për të parin e partisë së dytë më të madhe në vend./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët