Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në një postim në Facebook ka shpalosur projektin ideor të Autostradës Prishtinë –Gjilan –Konqul, që sipas tij, është prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës. Dje ndërkaq është bërë e ditur se ndërtimi i saj do të fillojë më 2017.
Postimi i Lutfi Hazirit.
Ministria e Infrastrukturës ka prezantuar sot në Gjilan projektin ideor të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul, projekt ky nacional, i cili, e lidhë Gjilanin me korridorin e kombit dhe korridoret ndërkombëtare. Ky është një projekt gjigant që pritet të sjell përfitime të mëdha për qytetarët e Gjilanit dhe do të ndikoj në zhvillim të hovshëm ekonomik, ku do të zhvillohet edhe Malësia e Zhegocit, Bresalci, Përlepnica etj., meqë sipas projektit ideor, autostrada kalon përmes Bresalcit tek “Bunari i Përlepnicës”, për të vazhduar drejt ‘Crepit” në Kamenicë e deri tek fshati Konqul i Kosovës Lindore. Gjilani më nuk është qytet i harruar dhe i anashkaluar sepse e kemi kthyer kujdesin e Prishtinës në investime. Urime gjilanas! Lut Emrush Haziri