Një tifoz u fut në fushën e lojës gjatë ndeshjes Apolonia-Tirana (duke u luajtur) dhe shpalosi një flamur shqiptar me një mbishkrim që kishte lidhje edhe me Kosovën. Në atë moment portieri serb i skuadrës vendase, Vilson Cakoviç, ndërhyn duke ia hequr nga dora tifozit flamurin gjithë inat, transmeton portali Albeu.
Tifozeritë e të dy skuadrave shpërthejnë ndaj portierit, ndërsa edhe futbollsitët në fushë u nervozuan nga ky gjest.
Ndërkohë trajneri vendas e zëvëndësoi portierin Cakoviç mbas gjestit të tij ndaj flamurit shqiptar. /albeu.com/