Autoritetet e Evropës kanë shprehur shqetësime për mundësinë e përhapjes së krizës së Katalonjas në Spanjë edhe në vendet e tjera evropiane.
Kanali televiziv CNBC në një raport të tij njoftoi se autoritetet e Evropës theksojnë në gjetjen sa më shpejtë të një rrugëzgjidhje për t’i dhënë fund krizës së krijuar pas referendumit për pavarësinë e Katalonjas nga Spanja. Pas shtypjes së pjesëmarrësve në referendumin e Katalonisë nga ana e forcave të qeverisë së Spanjës, Carles Puigdemon, shefi i qeverisë së Katalonisë, të martën deklaroi se qeveria lokale është e gatshme që gjatë disa ditëve të ardhshme të shpallë pavarësinë e këtij rajoni.
Një veprim i tillë mund të rezultojë me krijimin e krizës së Kushtetutës në Spanjë dhe qeveria e këtij vendi ndodhet në një situatë që për të marrë nën kontroll situatën, duhet të shtojë kompetencat e veta. Qeveria e Spanjës në këto rrethana mund të heq edhe kompetencat dhe pushtetin e qeverisë lokale të Katalonsë. Shumë vende evropiane po përballen me lëvizje separatiste.
Në këtë kuadër shumë prej liderëve evropianë nga njëra anë për shkak se nuk kanë marrë qëndrime kundër politikave shtypëse të qeverisë spanjolle, po përballen me kritika të ashpra dhe nga ana tjetër, nuk dëshirojnë të akuzohen për ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër.


















