Shumicës goxha u vjen vështirë të bisedojnë për seksin, që në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu. Në vazhdim mësoni përgjigjet për disa pyetje nga më koklavitura për marrëdhëniet intime.
1. A mund të mbeten shtatzënë në xhakuzi?
Është e pamundur sepse spermatozoidet nuk mund të mbijetojnë në ujë të ngrohtë, transmeton Telegrafi.
2. A mund të bllokohet penisi në vaginë gjatë kohës së seksit?
Mundet, mirëpo kjo është dukuri shumë e rrallë e cila zgjat vetëm disa minuta dhe pushon vetvetiu, ndërkaq janë raste të rralla që përfundojnë me intervenimin e mjekut.
3. Përse meshkujt kanë ereksion në mëngjes?
Kjo është pjesë e ciklit normal të gjumit e lidhur me REM ciklin kur flemë gjumë dhe nuk ka fare lidhje me seksin.
4. A ka vagjina “shije të mirë” nëse ha ananas?
Jo, as që e përmirëson shijen e vaginës, por as sperma kur hamë ananas nuk ka shije më të mirë.
5. A mund të mbeten shtatzënë nga seksi oral?
Kjo sipas rregullit është e pamundshme, ndërkaq ka ndodhur vetëm një rast kur vërtet kjo gjë edhe ka ndodhur, mirëpo nën kushte të caktuara.
6. Përse duhet të urinoj çdo herë kur përjetoj orgazmën?
Kjo me siguri ka lidhje me stimulimin e pikës G gjatë seksit,sepse ajo është e përbërë nga indet shumë të ndjeshme.
7. Nëse fryj në vaginë, a mund të vdesë ajo?
Është e mundshme, sepse depërtimi i ajrit mund të çojë në emboli te e cila flluska e ajrit shkon në vena dhe i bllokon ato, mirëpo kjo është dukuri shumë e rrallë