Ramush Haradinaj, aktualisht kryetar i AAK-së, në kohën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99 shquhet si njëri nga komandantët e vetëm të Zonave Operative i cili komunikonte nga vijat e frontit në Dukagjin me mediat ndërkombëtare, respektivisht me BBC dhe Associeted Press.
Në një video nga arkivi i agjencisë Associated Press, e datës 19 qershor të vitit 1999, Haradinaj flet nga Peja, aty ku UÇK-ja i kishte zënë pozicionet pas largimit të forcave serbe, transmeton Indeksonline.
Haradinaj në këtë intervistë thotë se asnjë qytetar i Kosovës, po të jetë ai serb apo malazez, nuk duhet të ndjehet i frikësuar nga shqiptarët, pasi që ata do të jenë të sigurt.
Ai po ashtu thotë se ata po kujdesën edhe për vlerat e religjionit në Kosovë që mos të shkatërrohen, si manastiret apo kishat ortodokse, si dhe po mbrohet pasuria e tyre.