Lista Serbe kishte kushte shumë të qarta për ta votuar Hashim Thaçin për president. Pesë kushtet kryesore që i kishte kjo listë, që të mundësonte zgjedhjen e liderit të PDK-së në krye të shtetit, dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u plotësuan nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, raporton infokosova.
Këto janë pesë kushtet e Listës Serbe:
Dhjetë për qind e Forcave të Armatosura duhet të jenë serb dhe nën Komandën e Komandantit serb, që do t’i jap përgjegjësi vetëm Presidentit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Zëvendëskomandantin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës do të nominohet nga Presidenti i Asociacionit, e që do t’i ketë 80 për qindeshin e kompetencave të komandantit të përgjithshëm, kuptohet për komunitetin e tij.
Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe do të ketë kopetenca shtesë në punën e tij
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ketë mbikëqyrjen, emërimin dhe mbledhjen e të ardhurave nga doganat që janë në kufi me komunat serbe.
Të hyrat në Asociacionin e Komunave Serbe nga Serbia nuk do të ketë të drejt Qeveria e Kosovës t’i ndaloj, por vetëm të kërkoj destinacionin se për çka janë të dedikuara.
Këto i ka faktuar njëri nga deputetët e Listes Serbe, e që ka pozitë në Kuvendin e Kosoves nga koalicioni PDK-LDK-LISTA SERBE.
Kështu kanë thën disa burime per Infokosova