Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi
Gianni de Biasi ka treguar se si lojtarët kanë qenë të dëshpëruar pas humbjes ndaj Francës
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka treguar një detaj shumë interesant pas humbjes nga Franca 2:0.
Ai ka treguar se lojtarët kanë qenë të dëshpëruar në zhveshtore.
“Kur shkova në zhveshtore të gjithë lojtarët ishin me kokë poshtë, por unë u thash atyre që të ngrisin kokën lartë dhe të ndjehen krenar”, tha De Biasi gjatë konferencës për media. /Express/