Hashim Thaçi është emri më i kërkuari në internet, derisa i fundit llogaritet të jetë Isa Mustafa – njeriu i cili aktualisht mbanë postin më të fuqishëm institucional. Express sjell të dhënat e GoogleTrends për Janar 2009 – Prill 2015.
Makina e kërkimit, Google, përveç tjerash, jep të dhëna të sakta edhe për kërkimet që bëjnë njerëzit në internet për terma dhe emra të caktuara.
Gazeta Express ka kërkuar në GoogleTrends për emrat e liderëve politikë dhe rezultatet e këtij kërkimi janë mjaftë interesante.
Siç mund të merret me mend, Hashim Thaci rezulton të jetë emri më i kërkuari prej janarit të vitit 2008 deri më sot.
Pas tij vjen Ramush Haradinaj, lideri i AAK’së, i pasuar nga Albin Kurti, ndërkaq pas Kurtit vjen Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj.
Befasia qëndron tek emri më pak i kërkuari në internet.
Ai është Isa Mustafa, Lideri i LDK’së, i cili aktualisht mbanë postin më të lartë institucional nga gjithë të përmendur në këtë kërkim në GoogleTrends.
Në vazhdim klikoni këtu për të parë në mënyrë të detajuar rezultatet e GoogleTrends.