Ja me cilat këngë u bënë të njohura Genta, Nora, Elvana, Dafina dhe Tuna (VIDEO)

E publikuar: 09/12/2015 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe sot ato vazhdojnë të jenë më të kërkuarat nga publiku shqiptarë

Nora Istrefi, Genta Ismajli, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri janë këngëtaret më aktive tash e një dekadë me radhë, transmeton lajmi.net.

Por a e dini se me cilat këngë janë bërë të njohura ato?

Nora Istrefi debutoi në vitin 2005 me këngën ‘Taxi’ në xhirimet e vitit të ri në RTV21.

https://youtu.be/PZMeIGond7c

Elvana Gjata pas ‘Ethet e së premtës’ u prezantua në Kënga Magjike 2004 me këngën ‘Vetëm Zoti e di’. Në Kosovë u bë shumë e njohur me bashkëpunimin me Tingullin e Trent (Getin) në këngën ‘Të dy’ në vitin 2005.

Dafina Zeqiri debutoi në Kosovë në vitin 2006. Ajo erdhi nga Suedia dhe u përqafua menjëherë nga publiku kosovar. ‘Harrimi i dashurisë’ ishte kënga e saj e parë.

Tuna nga Shkupi u bë e njohur në vitin 2002 me këngën ‘Ciao Machoman’ në festivalin shqiptar ‘Nota Fest’. Një vit më vonë ajo shpërtheu edhe në Kosovë me këngën dhe klipin ‘Pirroman’.

https://youtu.be/ge-OfMIgMFM