Modeli më i mirë i modeleve më të mira të telefonëve Samsung, thuhet se këtë vit do të mbajë emrin Galaxy S10X.
Sipas spekulimeve, të cilat nëse provohen të vërteta, ai do të jetë një mostër e vërtetë.
Raporti më i fundit vjen nga Koreja e largme. I përpiluar nga ET News dhe me informacione të mbledhura nga operatorët celularë vendas, raporti flet për një telefon të “mbinatyrshëm.”
Nëse Galaxy S10X ekziston, data 20 Shkurt do të na tregojë.
Galaxy S10X do të ketë ekran 6.7-inç
Mjafton një krahasim i thjeshtë për të kuptuar se për çfarë po flasim, Galaxy Note 9 që është “phablet” ka ekran 6.4-inç.
Telefoni i parë me 5G
2019-ta do të jetë e gjitha 5G ku operatorët me padurim kërkojnë të jenë të parët. Standardi i ri i rrjeteve celulare sjell internet shumë më të shpejtë por nuk është e gjitha në duart e operatorëve.
Nuk kemi ende pajisje. Por Samsung ka premtuar të sjellë në gjashtë mujorin e parë të 2019-ës një telefon 5G dhe Galaxy S10X mendohet të jetë një prej tyre.
6 kamera për Galaxy S10X
Katër kamera të pasme dhe dy frontale, kaq do të jetë numri i kamerave të Galaxy S10X sipas ET News.
Skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran
Raporti përmend skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran por jo teknologjinë “ultra-sonike” që Samsung krenohej.
OnePlus 6T është një tjetër telefon që ka përdorur skanerë të tillë por që është optik dhe jo ultra-sonik.
Bateri gjigande
Burimet flasin për një bateri 5,000 mAh. Nëse provohet e tillë, Galaxy S10X do të jetë një prej telefonëve me baterinë më të madhe.
10GB RAM ose edhe më shumë
Raporti thotë “mëse 10GB RAM” por a do të bëhet Galaxy S10X telefoni me më shumë RAM prodhuar deri më sot?
OnePlus 6T ka 10GB RAM. Kjo memorie bën të mundur hapjen më të shpejtë të aplikacioneve dhe rihapjen e tyre kur janë aktive në sfond.
Sa më shumë RAM, aq më shumë aplikacione aktive në sfond.
1TB memorie
Galaxy Note 9 është gjithashtu telefon 1 terabajtësh por nëse kombinohet memorie 512GB me një kartë microSD 512GB. Galaxy S10X do të ishte telefoni i parë me këtë sasi memorie.
Një armë sekrete
Sipas ET News funksioni quhet “life pattern mode.” Duke përdorur inteligjencën artificiale telefoni mëson se çfarë bëni zakonisht me të gjatë ditës për të përshtatur funksionet sipas nevojave të përdoruesit. /PCWorld Albanian