Ja cilat janë 5 zakonet që ju krijojnë rrudha në fytyrë

E publikuar: 02/02/2016 07:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është e qartë që ju keni kujdesin më të madh për lëkurën tuaj. Me siguri keni një shumëllojshmëri produktesh që e vërtetojnë këtë. Dakord, por ndoshta keni anashkaluar disa gjëra. A keni ndonjë nga këto zakone, të cilat janë të këqija për lëkurën?

1. Të bëni një fytyrë të mërzitur
Jo më kot themi se mund ta dallojmë sa mendon apo përqendrohet një njeri nga rrudhat e balit. Dermatologia Doris Day, shpjegon se të qenit i mërzitur krijon pamje jo të këndshme të fytyrës, si tërheqje buzësh, rrudha në ballë dhe muskuj të tendosur të fytyrës. Ndërsa provoni të jeni më të gëzuar, mund t’i bini shkurt për sa i përket rrudhave. Provoni të lëvizni veshët mbrapa pa i prekur. Edhe nëse nuk e arrini dot, thjesht të provuarit ju ndihmon. Shprehja në fytyrë, kur bëni këtë veprim është shumë e dukshme. Do të shihni se nuk mund të rrudhni ballin dhe çoni veshët mbrapa në të njëjtën kohë. Kjo krijon një shprehje më të gëzuar dhe të tjerët do ju përgjigjen po njëlloj.

2. Të anashkaloni mbrojtjen ndaj diellit
Day thotë se nuk mund të theksojmë asnjëherë sa duhet dëmin që sjell dielli për fytyrën. Gati 90% e rrudhave vijnë nga dielli. Vetëm 10% janë gjenetike. Pra ju e keni në dorë. Vini krem për mbrojtje nga dielli çdo ditë edhe në ditë me re, kur dilni shëtitje, kur nxirrni qenin etj. Kremi duhet për çdo aktivitet jashtë shtëpisë. Zgjidhni një krem me faktor mbrojtës 30. Zgjidhni një krem që lexon “spektër i gjerë” tek etiketa. Kjo do të thotë se ju mbron si nga rrezet UVB ashtu edhe nga rrezet UVA. Rrezet UVB djegin, kurse UVA nxinë por shkaktojnë rrudha. Të dy llojet e rrezeve mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Shihni etiketën me kujdes për të ditur sa shpesh duhet ta vini kremin.

3. Mos e “ushqeni” dëshirën e madhe për ëmbëlsira
Patricia Farris, dermatologe në Nju Orlins thotë se sheqeri i shumtë përshpejton plakjen e lëkurës. Ky proces quhet Glicasion. Ajo shpjegon se sheqeri sulmon kolagjen-in dhe elastinën, të cilat lëkura i përdor për plotësi dhe elasticitet. Si rrjedhojë lëkura krijon rrudha dhe dëmtohet. Pra ndryshoni ushqimin tuaj. Hani fruta dhe perime, yndyra të shëndetshme (si ato që gjenden tek salmoni) etj. Ky është plani më i mirë për tu dukur e re për një kohë sa më të gjatë.

4. Të përftosh më shumë kohë gjatë ditës duke kufizuar gjumin
Ndërkohë që ju flini, lëkura ripërtërihet vetë. Një gjumë i paktë do të thotë shumë pak kohë për lëkurën. Një studim i fundit tregon se njerëzit që flenë pak, që duan kohë që t’i zërë gjumi apo ata që përpëliten gjatë tij, kanë rrudha më të theksuara dhe më pak elasticitet se njerëzit që bëjnë një gjumë të mirë. Gjumi është i domosdoshëm! Të rriturit duhet të flenë 7-8 orë në natë. Mundohuni t’i përmbaheni këtij orari. Farris shpjegon se nëse shkoni për të fjetur disa orë më vonë se normalisht, lëkura juaj mund të pësojë tejlodhje (njëlloj si lodhja që vjen kur udhëtoni shumë me avion) dhe kështu do të keni më shumë ënjtje në fytyrë, një lëkurë jo të njëtrajtshme. Ajo ju këshillon të përdorni një jastëk bukurie (që i përshtatet formës së kokës), për të ulur trysninë në fytyrë gjatë gjumit. Edhe pse është e vështirë të flesh me kurriz, sa më shumë ta bëni aq më mirë është për lëkurën tuaj.

5. Duhanpirja
Duhani nuk ju bën keq vetëm për zemrën dhe mushkërinë. Ai është i rrezikshëm dhe për lëkurën. Nga thithja e vazhdueshme e cigares, me kalimin e kohës krijohen rrudha anash buzëve. Kur tymi na hyn në sy, ne i mbyllim. Në këtë mënyrë krijohen ato që quhen “këmbët e pulës” në cepat e syve. Duhanpirja rrit dhe rrezikun për kancer të lëkurës. Tymi i duhanit e lë lëkurën të zverdhur dhe krijon vështirësi për mbylljen e plagë-ve. Duhanpirja mund të shkaktojë dhe infeksione të ndryshme apo akne në lëkurë.