Pasojat e luftës në Kosovë ndihen edhe 15 vjet pas saj. Femrat e dhunuara nga serbët rrallë rrëfehen.
Disa nga këto femra folën për RTK’në duke treguar për ato që i quajnë momentet më të vështira në jetën e tyre.
Ishte 28 vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve të mitur dhe ra në dorën e forcave serbe 16 vjet më parë. Ajo së bashku me shumë femra të tjera atë ditë ishin viktima të dhunimit.
Rrëfim të ngjashëm ka edhe një nënë tjetër, atëbotë 38 vjeçare. Serbët në shtëpinë e saj e dhunuan atë bashke me tre vajza. Më e vogla kishte vetëm 13 vjet.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/rrefimet-e-dy-femrave-te-dhunuara-ne-kosove-video-97262/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright