Ja çfarë thotë Thaçi për zgjedhjen e Vuçiqit president?

E publikuar: 04/04/2017 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të punohet maksimalisht që presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
”Vuçiq ka pas mundësi ta pengojë njohjen e Kosovës. Ne do të punojmë që ai të mos na pengojë në anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare”.

Këto deklarime Presidenti Thaçi bëri në forumin ‘’Fol Hapur’’ teksa komentoi zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku fitoren e Vuçiq në postin e presidentit pohoi se e sheh si një betejë për vendin.

”Pas zgjedhjes së Vuçiqit president të Serbisë, do të përcillen hapat e mëtutjeshëm që do të mirren nga Serbia”.

”Do të jetë një betejë megjithëse dua të mos jetë betejë. Ne me dialog me mirëkuptim do të punojmë për integritet evropian”.

”Ne do të punojmë në vazhdimin e përpjekjeve tona në normalizimin e marrëdhënieve shtetërore. Me rëndësi jetike është implementimi i marrëveshjeve të arritura mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel”, ka përfunduar Thaçi,