Ja çfarë thotë Mandzukic pas tre golave që shënoi ndaj Kosovës

E publikuar: 07/10/2016 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Mandzukic ua ka mbyllur gojën kritikëve

Mbrëmë Mario Mandzukic shënoi tre gola ndaj Kosovës në fitoren prej 6:0 të Kroacisë, ndeshje kjo që u zhvillua në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, përcjell Gazeta Express.

Mario Mandzukic është kritikuar për paraqitjet e me Kombëtaren, por reagimi i tij erdhi ndaj Kosovës – i cili shënoi tre gola që në pjesën e parë.

“Kurrë mos dyshoni në vetvete. Nuk ka rëndësi sa gola shënova apo do t’i shënojë, me rëndësi fitoi Kroacia”, tha Mandzukic.

“Ne e nisëm mirë ndeshjen duke shënuar menjëherë dhe kjo na ndihmoi. E dinim se nuk do ta kemi të lehtë, por ishim serioz dhe rezultati në fund e tregon më së miri këtë”, shtoi sulmuesi i Juventusit