Veshi është një ndër pjesët delikate të trupit të njeriut dhe në çdo moment është e nevojshme që të kemi një kujdes të veçantë për të. Veshi ndërlidhet me pjesën e hundës, kështu që përhap sëmundjen nga goja, fyti apo dhëmbi. Madje, edhe presioni më i vogël në veshin e mesëm mund të shkaktojë dhimbje.
Për të lehtësuar sadopak këtë dhimbje mund të përdoren produkte të ndryshme natyrale që na vijnë në ndihmë për të eleminuar dhimbjen e veshit, siç është:
Hudhra
Nëse vuani nga dhimbjet e forta të veshit, ngrohni hudhrën në vajin e ullirit. E lini të ftohet, vajin e shtoni në vesh dhe e lini të qëndrojë prej 5 deri në 10 minuta, më pas e ktheni kokën që vaji të dalë nga veshi, si dhe përdorni pak pambuk për ta thithur sasinë e mbetur.
Kanella e përzier me vajin e ullirit, e më pas i ngrohni. Kur përzierja të jetë ngrohur, e largoni nga zjarri derisa të mos jetë e vakët. Pas vendosjes së vajit në vesh lëreni atë që të veprojë për 5 deri në 10 minuta./kosovarja/