Ja çfarë shkruan Ajola Xoxa për Erion Veliajn

E publikuar: 17/04/2015 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shpalljes së kandidaturës për Tiranën të bashkëshortit, Ajola tregon vlerat e tij.

Menjëherë pas shpalljes zyrtare të Erion Veliajt si kandidat i bashkisë së Tiranës nga Kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e Erionit ka deklaruar hapur votën e saj. Krenarinë që ndien për bashkëshortin e saj, Ajola e ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ajola ka theksuar vlerat e Veliajt, jo më si bashkëshort, por tanimë si një njeri i denjë për të qenë në krye të kryeqytetit. “Njeriu më punëtor që njoh e që do ta bëjë Tiranën të shkëlqejë duke i përkushtuar asaj të gjithë energjinë e pashtershme që ka. Si kurdoherë tjetër, sërish, jam aq krenare për ty”,- shkruan Xoxa në Facebook, duke dhënë kështu deklaratën e parë që nga momenti i bërjes publike të kandidaturës së Veliajt për postin e kryebashkiakut të Tiranës.