Kush është më spontan në seks, femrat apo meshkujt?
Natyrisht që duhej një studim për të dhënë një rezultat të saktë lidhur me këtë temë.
Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi, meshkujt janë shumë më spontanë kur është fjala për seksin, ndërsa femrat më me dëshirë do të “negocionin” kur do të dëshirojnë të bëjnë seks.
Statistika tregon që 70 për qind e meshkujve e përjetojnë dëshirën spontane për seks, ndërsa ai numër është shumë më i vogël te femrat, vetëm 15 për qind, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë dy forma të dëshirës seksuale:
– Kur shohim një person atraktiv, ai tek ne nxit nevojën e brendshme për seks të njohur si dëshirë spontane.
– Dëshira pas reaksionit, shfaqet si marrëveshje me eksitimin, kur partneri ynë dashurohet dhe prek.
Femrat dallojnë nga meshkujt sipas anatomisë seksuale dhe te to trupi reagon ndaj aksionit seksual.
Dëshira spontane nuk është e nevojshme për kënaqje seksuale. Te femrat ndikon një herë eksitimi e pastaj dëshira.
Femrat, duke shikuar seksin si aventurë, e jo si diçka që duhet patjetër ta bëjnë madje edhe nën kushte apo rregulla të caktuara. Në të vërtetë, femrat më shumë ngarkohen kur është fjala për seksin, në vend që të relaksohen, të lejojnë dhe të dëshirojnë që për një moment të preokupohen.
Ofroni partnerit përvojë spontane seksuale apo së paku paralojë spontane në ndonjë vend publik, ndërkaq në “vepër” kaloni kur të ktheheni në shtëpi.