Ja çfarë ndodh nëse të gjithë deputetët e Opozitës ndjekin shembullin e Ramush Haradinajt

E publikuar: 20/02/2016 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita e bashkuar nuk ka më arsye për të hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, sepse pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dihet se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të funksionalizohet ashtu siç ishte në fillim, ka thënë Albert Krasniqi, monitorues i Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, në Ora e Fundit në Klan Kosova.

Krasniqi është shprehur i habitur se si përkundër rrethimit të Parlamenti nga forcat e rendit dhe kontrolleve të shumta, përsëri bombolat e gazit po depërtojnë në brendi të Kuvendit.

“Përkundër rrethimit prapë është futur gazi në kuvend edhe ende nuk ka ndonjë përgjegjësi për këtë”, ka thënë Krasniqi.

Ai, duke folur për krizën politike ka shtuar se dialogu mbetet opsioni i vetëm.

“Dialogu është mjeti i vetëm dhe çelësi i krizës politike, të dyja palët duhet të bëjnë një sakrificë nga anët e tyre”.

Krasniqi ka shpjeguar se çfarë do të mund të ndodhte nëse hipotetikisht të gjithë deputet e opozitës e përcjellin shembullin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe e dorëzojnë mandatin e deputetit.

“Nëse të gjithë deputetët e pasojnë Haradinajn, atëherë ato ulëse shpërndahen nëpër partitë tjera që kanë koeficientin më të lartë në zgjedhje dhe kështu shumica e këtyre ulëseve shkojnë tek koalicioni PDK-LDK”.

Albert Krasniqi