Ja çfarë e ul dëshirën e femrave për seks

E publikuar: 16/08/2015 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kimikatet që gjenden në materialet plastike që na rrethojnë kanë ulur interesin e grave për të bërë seks.

Një studim ka arritur në këtë përfundim, duke bërë një lidhje mes libidos së ulët dhe materialeve plastike të buta që gjenden në çdo shtëpi.

Gratë që kanë nivele më të larta të këtyre kimikateve janë dy herë më të prirura për të thënë “jo sonte i dashur”.

Ptalatet janë një kimikat i prodhuar nga njerëzit, që mendohet se interferon me hormonet natyrore, që janë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm.

Ato gjenden kudo në shtëpi, që nga materialet që përdorim për pastrim e deri tek perdet e dushit.

Studimet e mëparshme i kanë lidhur me diabetin dhe astmën.

Po ashtu, ato akuzohen se bëjnë feminizimin e trurit tek bebet meshkuj dhe vitin e shkuar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ato kanë ndikime serioze në shëndetin e njerëzve.