Natyra u kujdes që nga fillimi të na ofrojë çdo gjë që ne kemi nevojë, prandaj femrat nuk do të duhej fare të shpenzonin një shumë të hollash në produkte të ndryshme, por të përcaktohen për disa lloj perimesh.
Brokoli
Brokoli shmanget nga shumëkush për shkak të shijes së veçantë, por në qoftë se e dini se çfarë thesari fshihet në të, më shpesh do të ishte prezent në menynë tuaj. Brokoli përmban antioksidues të shkëlqyer (sulforafan) i cili ka një tipar të mrekullueshëm. Në fakt, studimet shkencore kanë treguar se ky kompleks sulmon qelizat e kancerit që në fillim dhe deri në fazën e dytë, duke i kthyer ato në gjendje normale. Për fat të keq, ky kompleks është gjetur vetëm në brokoli shumë të freskët, kurse në atë që e gjeni në dyqane pothuajse nuk është fare prezent.
Rrushi
Përveç të qenit i shijshëm, i ëmbël dhe freskues, studimet tregojnë se rrushi sjell dobi të shumta për shëndetin tuaj. Në rrush gjendet një substancë e mirë, gjithashtu një antioksidues, i quajtur resveratrol, i cili ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në lidhje me plakjen, më saktë, ngadalëson procesin e plakjes, por gjithashtu ka një efekt shumë pozitiv në lidhje me zemrën dhe enët e gjakut. Ta themi thjesht, mund të parandalojë sulmet në zemër, shkruan Zëri.
Ananasi
A keni problem me gjinjtë e lëshuar? Nuk ka problem, në këtë drejtim ju ndihmon ananasi! Pra, gjinjtë e lëshuar janë një gjë normale që ndodh me kalimin e moshës, por gjithashtu i promovojnë disa gjëra, të tilla si, pirja e duhanit, alkoolit apo ekzagjerimi me kafe. Ananasi i shijshëm mund të zgjidhë të gjitha problemet. Në ananas gjinden një seri e antioksiduesve, duke e bërë atë një produkt ushqimor që konsiderohet gjithashtu si anti-kancerogjen. Megjithatë, ai ka një tipar shumë interesant, sidomos për femrat. Ai përmban substanca që kthehen elasticitetin e fibrave të lëkurës, duke ndihmuar rinimin e saj. Kjo është veçanërisht e dukshme në gjinj, ku nuk ka muskujt dhe zgjerimi i këtyre fibrave elastike menjëherë çon në gjinj të lëshuar, të cilët humbasin formën e tyre. Pini shumë lëngje, mënjanoni kafen, alkoolin dhe duhanin, si dhe hani ananas për çdo ditë. Rezultatet nuk do të mungojnë.
Domatet
Domatet, ashtu si edhe luleshtrydhet, përmbajnë një nga antioksiduesit më të njohur, likopenin. Ky kompleks i lufton aq shumë radikalet e lira, prandaj domatet konsiderohen një nga ushqimet e shkëlqyera për të luftuar kancerin. Por, edhe këtu duhet të jeni të kujdesshëm, sepse jo çdo domate është e njëjtë. Domatet më të mira janë atë të stinës së verës, e cila përmban 13 mikrogramë të likopenit për 100 gram perime. Gjithashtu domatet duhet gjithmonë të konsumohen në kombinim me vaj ulliri, i cili ka fuqinë për nxjerr likopenin.