Autorja Arne Hoffman ka mbledhur në një libër një numër këshillash për meshkujt, se çfarë duhet të dinë ata për organet gjenitale dhe seksin.
-Mos e ulni dhunshëm ereksionin e mëngjesit. Kjo do u dëmtojë aparatin e penisit.
-Nëse keni vetëm një ose dy ereksione mëngjesi në muaj dhe ndjeni që testikujt i keni të butë, niveli i testosteronit tuaj është i ulët. Terapia: Sport, humbje peshe, më pak stres.
-Mos i ndërroni shumë shpejt dhe me forcë pozicionet seksuale. Kjo mund të sjellë thyerje të penisit.
-Cilësia e spermës rritet nëse nuk bëni seks çdo ditë dhe të paktën tre muaj keni jetuar shëndetshëm: me sport, pa cigare dhe me ushqim të mirë.
-Nëse keni probleme me impotencën, nuk ndihmon gjithmonë Viagra. Farat e kungullit e rrisin nivelin e testosteronit.
-Kujdes me masturbimin, trupi mund të mësohet me këtë gjë dhe kjo e vështirëson seksin me partneren.
-Vetëm 40 përqind e femrave vijnë në orgazmë brenda dhjetë minutash. Ndaj jepini asaj kohë. Brenda 20 minutash vijnë në orgazmë 90 përqind.
-Gjatë menstruacioneve, gjoksi bëhet shumë i ndjeshëm, ndaj kujdes, mos i ngacmoni me forcë.
-Nëse një femër i kryqëzon këmbët shpesh, ajo po stimulon zonën e saj gjenitale. Ky është një sinjal.
-Duhet të rruheni përpara seksit. Qimet irritojnë trupin e saj.
-Mos i hiqni gjithmonë çorapet të fundit. Meshkujt me çorape nuk janë shumë erotikë.
-Kafeina pengon aftësinë për të pasur ereksion.
-Alkooli i stimulon gratë, por mos e teproni.
-Kur ajo është poshtë, vendosini një jastëk poshtë të pasmeve. Kjo e stimulon më mirë klitorin dhe penisi depërton më mirë.
-Në një çorape najloni bëni tre nyje dhe vendoseni në fund të penisit. Kjo bën që ereksioni të zgjasë më shumë.
-Kërkojini ndihmë ndonjëherë partneres, që ajo ta fusë penisin në vaginë me duart e saj.
-Pasi e keni depërtuar për herë të parë, bëni një pauzë të vockël. Në këtë mënyrë ajo mësohet me penisin brenda.
-Mos prisni që të vini të dy në orgazmë njëkohësisht. Gratë vijnë më vonë.