Ja çfarë dhimbjesh ju shkakton seksi (Foto)

E publikuar: 23/03/2016 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për sëmundjen e rrallë, për të cilën akoma nuk është zbuluar mënyra e duhur e shërimit, por për ekzistimin e saj ju bëjnë me dije djegiet dhe dhembja e madhe në vaginë.
Kjo nuk është dukuri e rrallë, aq më parë tri të katërtat e femrave së paku një herë në jetë do të kenë marrëdhënie të dhembshme, transmeton Telegrafi.

Për disa femra kjo është vetëm një dukuri e çastit, derisa për të tjerat problem i përhershëm.

Ka disa arsye për këtë gjë dhe njëra nga ato është dhe një sëmundje e quajtur Vulvodynia. Ajo shkaktohet nga presioni që ushtrohet në zonën intime, infeksione, irritime të nervave, myku, spazmat muskulare, por dhe përdorimi i shumtë i antibiotikëve.

Të gjitha femrat janë të rrezikuara nga kjo sëmundje, duke filluar nga mosha 10 vjeç e më tej. Simptomat kryesore janë: dhimbje, djegie dhe kruarje në zonën gjenitale. Ato i ndjeni gjatë penetrimit, pasi keni kryer marrëdhënie, gjatë përdorimit të tamponëve, por edhe kur kryeni ushtrime fizike.

Edhe pse nuk është gjetur ende një kurë, ajo që mund të bëni është të kujdeseni vetë për të shmangur dhimbjet.

Fillimisht duhet të kuptoni se në cilën zonë keni dhimbje më të theksuar dhe më pas të provoni kurën e rekomanduar nga mjeku, duke shmangur antibiotikët.

Meqenëse nuk ka asnjë zgjidhje përfundimtare shkencore, duhet të bëni krahasimin midis kurave të ndryshme për të kuptuar atë që ju bën efekt.