Milano është në kërkim të një mesfushori dhe si cak ka atë të Romës, Leandro Paredes.
Mesfushori i talentuar është vështirë që të largohet nga Roma për Milanon, sidomos pas sezonit të tij të mirë te Empoli edicionin e kaluar si i huazuar.
Por Milano ka edhe një alternativë në rast se klubi rossoner nuk i arrinë shërbimet e Paredes nga Roma. është mesfushori francez, Benjamin Stambouli i cili i është ofruar klubit milanez.
Ish mesfushori i Tottenhamit nuk konsiderohet më në planet e trajnerit të ri, Unai Emery prandaj do të largohet nga PSG këtë merkato.


















