Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit “Al Quds”

E publikuar: 29/10/2023 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup humanitar që punon në Gaza tha se ka marrë urdhra izraelitë për të evakuuar spitalin Al Quds.

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe pretendoi se spitali do të “bombardohej”.

Ka pasur bastisje që kanë ndodhur 50 metra larg objektit mëngjesin e sotëm, tha kjo organizatë, shkruan Sky News.

“PRCS sapo ka marrë kërcënime serioze nga autoritetet okupuese për të evakuuar menjëherë spitalin al Quds në Rripin e Gazës, pasi ai do të bombardohet”, thonë nga Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe./KlanKosova