Izraeli: UNRWA e OKB-së duhet të largohet nga Jeruzalemi deri më 30 janar

E publikuar: 24/01/2025 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA duhet të ndërpresë operacionet e saj në Jerusalem dhe të evakuojë të gjitha objektet e saj në qytet deri më 30 janar.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori izraelit në organizatë, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres. Ligji që ndalon funksionimin e UNRWA do të hyjë në fuqi më 30 janar.

Izraeli ka aneksuar Jerusalemin Lindor, një veprim që nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Në fund të Tetorit të vitit të kaluar, parlamenti izraelit miratoi me shumicë dërrmuese projekt ligjin që ndalon UNRWA të veprojë në vend, pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. /abcnews.al