Zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit ndryshe të njohur si IDF-ja, admirali Daniel Hagari ka akuzuar Hamasit se ka filluar “një fushatë globale medial për të fshehur atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”.
Ai pretendon se janë “fryrë” numrat e viktimave nga sulmi në spitalin e Gazës dhe se “analiza e pamjeve nga ajri konfirmon se nuk ka patur goditje direkte të spitalit, por se dëmi u shkaktua në parking”.
Ai madje ka publikuar një audio-incizim me të cilin thotë se mbështet pretendimet e tij. Hagari akoma këmbëngulë se Hamasi e ka kuptuar se shpërthimi është shkaktuar gabimisht nga një raketë e shkrepur nga Xhihadi Islamik, por se “tani kanë filluar një fushatë globale mediale”, për ta akuzuar Izraelin.
Në audio-incizim flitet për mos-suksesin e shkrepjes së tri raketa nga varrezat prapa spitalit, kurse IDF-ja ka arritur të interceptojë dhe regjistroj bisedën mes militantëve që flisnin për mos-suksesin e shkrepjes së raketave.
Më poshtë ju sjellim transkriptin e plotë të bisedës, sipas izraelitëve:
Hamas terrorists in their own voices:
Listen to the conversation between Hamas operatives as they discuss the failed Islamic Jihad rocket launch on the Al-Ahli Baptist Hospital on October 17, 2023. pic.twitter.com/mz31MiePU3
— Israel ישראל 🇮🇱 (@Israel) October 18, 2023