Izraeli ka miratuar dy ligje që ndalojnë agjencinë e refugjatëve palestinezë të OKB-së (Unrwa) të operojë në Izrael dhe në zonat e pushtuara nën kontrollin e tij, ka raportuar BBC.
Një numër vendesh, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësim serioz për këtë veprim.
Para votimit, Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” për këtë veprim, duke theksuar se agjencia luan një rol “kritik” në shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.