Nuk përbën më çudi që ushtritë e vendeve të ndryshme ti përgjigjen sulmeve kibernetike me forcë fizike.
Megjithatë sot po trajtohen me të njëjtën urgjencë si sulme me armë apo raketa. Forcat Izraelite lançuan një sulme ajror mbi Rripin e Gazës në një ndërtesë e cila besohet se ishte shtëpia e sulmeve dixhitale të Hamas.
Detajet e sulmit virtual të Hamas mungojnë por IDF thotë se gjithnjë është një hap përpara tyre. Sulmin ushtria e përshkroi si një sukses të vërtetë dhe goditje deçizive sepse Hamas tashmë nuk ka më fuqi operacionale kibernetike pas shkatërrimit të ndërtesës së tyre.
CLEARED FOR RELEASE: We thwarted an attempted Hamas cyber offensive against Israeli targets. Following our successful cyber defensive operation, we targeted a building where the Hamas cyber operatives work.
HamasCyberHQ.exe has been removed. pic.twitter.com/AhgKjiOqS7
— Israel Defense Forces (@IDF) May 5, 2019
Megjithatë sulmi nuk ishte surprizë sepse ushtria Izraelite i është përgjigjur me të njëjtën forcë të gjitha raketave që vinë nga Gaza në drejtim të terrorit të tyre.
Por përgjigja me forcë një sulmi kibernetik ngre shqetësime të tjera. Në rrethana të ndryshme një sulm i tillë mund të përceptohet si përshkallëzim që mund të çojë në më tepër dhunë.
Vendet duhet të marrin në konsideratë disa faktorë përpara se të kryejnë sulme të tilla. /PCWorld Albanian