Izmir Zeqiri: Nëse ka vullnet të më takojë, jam i gatshëm t’ia dorëzojë çelësat kryetarit të ri

E publikuar: 05/12/2025 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri do t’ia dorëzojë dokumentet dhe çelësat kryetarit të ri, nëse ai do të jetë i gatshëm që ta takojë.

Ai në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online ka thënë se pret që gjithçka të shkojë konform ligjeve të Republikës së Kosovë.

“Normal sot e kam ditë pune, sot janë thirr seancat dhe janë si të them struktura udhëheqëse në ardhje duhet sot kanë thirrur në seanca për të dhënë betimin. Natyrisht jam në vendin e punës, jam këtu pres që të zhvillojnë procedurat ashtu sic i kërkojnë procedurat ligjore të Republikës së Kosovës. Jepet betimi duket sot kryetari në ardhje edhe Kuvendin por edhe vet të jap vendimi dhe më pastaj marrin autoritetin fuqiplotë edhe si kryetar i ri. Unë jam këtu në zyre dhe natyrisht unë pres nëse është i vullnetit të vi në zyre jam i gatshëm të dorëzoj çelësat dhe ta uroj detyrën e re dhe të kthehem unë detyrës sime si zyrtar për kthim dhe komunitete. Mirëpo të shohim besoj që gjithçka do të shkoj në rregull uroj të zhvillohen procedurat ashtu të japin betimet unë jam këtu i pres nëse ata e kanë në agjendë dhe vullnetin të takohen edhe me mua jam i gatshëm të dorëzojë çelësat e kyetarit dhe ta uroj detyrën e ri të kryetarit. E respektojë secilin vendim qe rrjedh prej procedurave ligjore ashtu siç janë ligje e Republikës së Kosovës