Anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Dragan Çoviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq sot kanë vizituar Beogradin.
Ata kanë vizituar pjesë të ndryshme të kryeqytetit serb në shoqërinë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.
Mysafirët janë pritur me muzikë nga një grup muzikantësh, të cilët kanë kënduar këngën “Sarajevë dashuria ime”, shkruan Blic.
I pyetur nga gazetarët se si ndihet në Beograd, Izetbegoviq ka thënë se ka kohë që nuk e ka vizituar dhe se Beogradi po zhvillohet.
“Miku ynë Aelksandar po tregohet shumë mikpritës”, ka thënë Izetbegoviq, transmeton lajmi.net.
Ndërsa Vuçiq pas këtyre fjalëve ka shtuar dhe ka thënë se edhe boshnjakët janë mikpritës, ashtu siç janë edhe kroatët.
Iztebegoviq ka thënë se pas qindra viteve mosmarrëveshje, është koha për disa qindra vite qetësi dhe stabilitet
“Pas qindra viteve mosmarrëveshje, koha është që të kemi qindra vite paqe”, ka thënë Izetbegoviq.
Ai ka shtuar se nuk ka jetë pa siguri, stabilitet dhe besueshmëri, ashtu si edhe pa liderë të gatshëm t’ia shtrijnë dorën njëri tjetrit.
Më pastaj, Izetbegoviq dhe Vuçiq në Kalemegdan zhvilluan edhe një lojë shahu.
“Kur kam qenë më i ri kam luajtur më mirë” ka thënë Vuçiq, i cili fitoi lojën.
Ndërsa Izetbegoviq tha se është me rëndësi të luash, derisa Vuçiq tha se shkaku i fotres së tij ishte vetëm se kishte më shumë zemër.