Izer Zeqiri shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e PDK-së

E publikuar: 14/08/2025 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Izer Zeqiri, ekonomist dhe afarist i njohur nga Gjilani, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Gjilanit, duke u rreshtuar në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 17 për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në një postim në rrjete sociale, Zeqiri theksoi se ka vendosur të angazhohet në jetën politike lokale për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për sfidat e përditshme të qytetarëve.

Postimi i plotë:

ë nderuar qytetarë të Gjilanit,
Unë Izer Zeqiri, Jam kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit, me numrin 17 në listën e PDK-së për zgjedhjet lokale 2025.
Me përvojën time si ekonomist dhe Afarist,

Kam vendosur të angazhohem në shërbim të qytetit tonë, për të sjellë zgjidhje konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Besoj në një Gjilan me shërbime publike më të mira, mbështetje për bizneset, infrastrukturë moderne, dhe një administratë më afër qytetarit.
Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo lagje dhe çdo familje.
Më 12 Tetor 2025, ju ftoj të më mbështesni me votën tuaj – Numri 17, PDK!
#PDK
#Riad Rashiti
#izerzeqiri