Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet për raportin tremujor për Kosovën ka thënë se Serbia është e gatshme ta vazhdoj dialogun me Kosovën.
Por Daçiq ka thënë se Prishtina ka dërguar mesazhe tek Kombet e Bashkuara se nuk po i zbatojnë marrëveshjet dhe nuk po ndihmohen serbët atje.
“Si në raportet e kaluara edhe ky raport thekson si qenësore zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe themelimin e Asociacionit”, tha Daçiq, njofton Klan Kosova
Daçiç ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Asociacionin menjëherë pasi është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim -Acociimit me BE dhe menjëherë pasi është publikuar Raporti i Progresit, ky është një rast i paprecedent”.
” Kosova nuk po i zbaton dy zotimet e veta. Do të thotë krijimin e Gjykatës Speciale dhe përkushtimin e saj për zbatimin e marrëveshjeve”, njofton Klan Kosova
“Unë besoj se do të ketë masa edhe nga OKB-ja që serbët në Kosovë të kenë një jetë normale dhe të dinjitetshme”.
“Serbët e Kosovës duhet të kenë jetë më të dinjitetshme”, tha Daçiq në OKB.