Vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq e ndodhur sot në orët e mëngjesit ka ardhur dy ditë pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, e cila u kishte paralajmëruar qytetarët e saj që mos të udhëtojnë në veriun e Kosovës.
Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se në atë pjesë gjendje e sigurisë nuk është e mirë dhe se ka mundësi edhe për sulme terroriste, shkruan lajmi.net.
Lidhur me deklaratë e amerikanëve dhe vrasjen e sotme të politikanit serb, ka reaguar edhe analisti Vigan Qorrolli.
Ai ka thënë se Kosovës në rrezik serioz prej bandave dhe se ky rrezik po del prej kontrolli të autoriteteve të sigurisë.
“Një dite pasi ambasada amerikane ne Prishtine – i paralajmëroi shtetasit e vet qe te mos udhëtojnë ne veriun e Kosovës – vritet një politikan serb atje, Oliver Ivanoviç. Amerika nuk është mace. Ajo është ujk”.
“Kosova është ne rrezik serioz prej bandave dhe jo vetëm. Rreziku i shtetësisë tone po del prej kontrollit te autoriteteve ligjzbatuese”, ka shkruar Qorrolli.
Oliver Ivanoviq i cili i ka qenë i dyshuar edhe për krime lufte në Kosovë, është sulmuar afër zyrës së tij në orën 8:30 të mëngjesit.
Ai ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, ku sipas avokatit të tij, Nebojsha Vlajiq është qëlluar pesë herë me armë zjarri./Lajmi.net/