Lider i Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq ka deklaruar se serbët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar.
Ivanoviq në një deklaratë për tanjugun ka vlerësuar se situata aktuale politike te shqiptarët është e vështirë dhe shumë problematike dhe se përçarja total e shqiptarëve mund të shkaktojë edhe pengesa në kuptimin politik.
“Në këtë situatë, sikur dhe në çdo situatë tjetër, serbët duhet të jenë unikë”, ka porositur ai përmes avokatit të vet,.
Ai ka vlerësuar se situata ekonomike te shqiptarët nuk po përmirësohet, se qeveria aktuale nuk ka program ekonomik por vetëm një grumbull frazash, se shqiptarët vetëm flasin për njohje të reja e askush nuk jep zgjidhje për situatën e rrezikshme ekonomike e cila mund të rezultojë me trazira sociale”.
Ai ka shfaqur frikën se pakënaqësia e shqiptarëve mund të kthehet kundër serbëve.
Ivanoviq është shprehur edhe kundër formimit të ushtrisë së Kosovës duke e “qarë” hallin e buxhetit të vogël të Kosovës.
Oliver Ivanoviq gjendet në burg si i dyshimtë për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000.