Lideri i iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, pas 20 muajve në paraburgim i është rikthyer jetës së qetë familjare, për të cilën dëshmojnë edhe fotografitë e postuara nëpër rrjete sociale.
Bashkëshortja e Ivanoviqit, Milena ka postuar sot në llogarinë e saj në Facebook, disa fotografi në të cilën shihet Oliver me të birin Bogdanin duke ushtruar.
“Aktivitete fizike në ambientet e shtëpisë”, ka shkruar Milena nën fotografinë e postuar.
Disponimi në familjen Ivanoviq, duket se është më i mirë pas vendimit të gjykatës që Oliver të mbrohet në liri. Dhe sipas këtyre fotografive mund të konstatohet se Ivanoviq është duke u kënaqur. (lajmi.net)