Lideri i Iniciativbës qytetare “Srbija, demokratija, pravda” (Serbia, demokracia, drejtësia) Oliver Ivanoviq ka thënë se që nga viti 2006 kishte propozuar modelin e Qipros për Kosovën por jo si model të statusit për zgjidhjen e konfliktit, transmeton Koha.net.
Ivanoviq për tv n1 thotë se Serbia ndaj BE-së duhet të veprojë ashtu që të pranohet e tërësishme, bashkë me Kosovën por me kush që në Kosovë të mos zbatohen ligjet europiane. Ai thekson se turqit e Qipros vetëm tash janë ulur në tavolinën e bisedave pasi e panë se në krahasim me pjesën tjetër të shtetit nuk i gëzojnë të mirat e BE-së. Ai është i bindur se shqiptarët janë të gatshëm të merren vesh pasi ta kuptojnë se çfarë po humbasin.
“Të bëhemi anëtar i BE-së dhe në Kosovë të mos zbatohen ligjet e BE-së, pastaj ata (shqiptarët) pasi t’i shohin të mira që i kemi ne,a therë mund të bisedojmë (…) Nuk ka kurrfarë njohjeje, kur të ulemi të bisedojmë, kur të jemi 5 – 10 vjet në BE, kur t’i shohin të mirat… Shqiptarët janë popull inteligjent, i kuptojnë gjërat shpejt, kur t’i shohin të mira, do të ulen për të biseduar” , është i bindur Ivanoviqi.
Ai mendon se serbët aktualisht nuk kanë bashkëbisedues në Kosovë, sepse për shqiptarët çështja e statusit të Kosovës është e zgjidhur.
Ivanoviq mendon se Kosova aktualisht është e obsesionuar me njohjet, por, sipas tij, njohjet nuk hahen dhe se përkundër natalitetit të madh, në Kosovë ka më pak banorë se sa para dhjetë vjetësh, që, sipas tij, është pasqyrë se në Kosovë jetohet shumë keq.

















