Oliver Ivanoviq, ish lideri i Iniciativës serbe SDP është dënuar me 9 vjet burgim për pikën e parë të aktakuzës së tij.
Ivanoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civilëve gjatë viteve 1999 dhe 2000.
Në aktakuzë përfshihen edhe koloneli i pensionuar i MPB-së serbe, Dragoljub Delibashiq, babë dhe bir Elias dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, të cilët janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje, njofton Klan Kosova.
Ai dhe të tjerët janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ndërsa Ivanoviq ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014.