Kapiteni i Kombëtares serbe Branislav Ivanoviç, thotë se mbrëmë në fushë, në “Elbasan Arena” nuk ishte Shqipëria e vërtetë. Por ai medon se kombëtarja jonë do të kualifikohet.
“Sinqerisht e them se ishte një ndeshje shumë e vështirë, kishte presion mbi të dyja skuadrat. Ne hymë në fushë më mirë psikologjikisht dhe e dominuam pjesën e parë dhe në fund të ndeshjes ne shfrytëzuam mundësitë tona dhe fituam dhe mendoj se kjo fitore në Shqipëri mund të na bëjë një ekip më të mirë në të ardhmen.
Në këtë moment ju keni një mundësi mjaft të mirë, duhet të fitoni me Armeninë dhe kualifikoheni.
Në këtë fushatë kualifikuese Shqipëria ka luajtur më mirë në ato minuta në Beograd, po ashtu në Danimarkë e Portugali dhe kjo që u pa sot ndaj Serbisë nuk është Shqipëria e vërtetë”,- është shprehur Ivanoviç, mapo.al.