Shkup, 12 maj- Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë, në lidhje me informacionet e publikuara nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në seancën e mbajtur të Këshillit të sigurimit, e informon opinionin e gjerë përmes kësaj kumtese.
“ Zoran Zaev, si kryetar i LSDM-së, ishte i ftuar nga ana e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që të marr pjesë në seancën e Këshillit të sigurimit, me qëllim që të informohet për detajet dhe veprimet e marra në aksionin në Kumanovë, si dhe për gjendjen e sigurisë në shtet.
Për Zoran Zaev është ngritur akt akuzë për rastin Puc. Kryetari maqedonas duke respektuar presumimin e pafajësisë, dhe duke u nisur nga interesat shtetërore vendosi që ta thirr Zaevin që të marr pjesë në seancën e Këshillit të sigurimit.
Zoran Zaev, në pajtueshmëri me rregulloren e Këshillit të sigurimit, nënshkroi deklaratë e cila e obligon që të mos deklarohet në lidhje me asnjë informacion nga seanca e mbajtur”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Ivanovit, transmeton zhurnal.mk.