Në ora 14:30 në Klubin e Deputetëve do të takohen liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni dhe aty do të jenë prezentë edhe ndërkombëtarët, por jo edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov.
Shefi i kabinetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka konfirmuar për TribunaChannel se takimi nuk është thirrur nga presidenti Ivanov.
Takimi vjen pas pranimit të kërkesës së LSDM-së që në takim të jenë prezent edhe ndërkombëtarët.
Në takim do të marrin pjesë liderët e partive më të mëdha politike në vend, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, dhe aty do të jenë edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe ai Bashkimit Evropian, Aivo Orav./ GazetaTribuna